Rigjeti dashurinë, Bes Kallaku drejt dasmës me partneren e re, Ejonën
Pas një periudhe të gjatë aludimesh në mediat rozë, Bes Kallaku duket se ka vendosur të mos e fshehë më romancën e tij të re. Aktori i humorit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale momente romantike me partneren e tij, duke konfirmuar publikisht lidhjen.
Në një prej postimeve që ka tërhequr vëmendje të madhe, ai i dedikon fjalë të ndjera vajzës që i qëndron pranë, duke shkruar se ajo i ka rikthyer gëzimin dhe i ka zbukuruar jetën. Edhe pse identiteti i saj nuk është bërë publik, burime pranë çiftit bëjnë me dije se lidhja është tashmë e konsoliduar.
Dyshja është parë së bashku edhe në ambiente familjare, ndërsa raportimet sugjerojnë se ata jetojnë bashkë dhe kanë nisur të planifikojnë dasmën. Ndryshe nga ceremonia e tij e parë, këtë herë Besi preferon një organizim privat, larg vëmendjes së madhe mediatike.
Historia e re e dashurisë vjen pas ndarjes së bujshme nga Xhensila Myrtezaj, me të cilën aktori ishte në një marrëdhënie shumëvjeçare dhe ka dy fëmijë. Divorci i tyre në vitin 2024 u kthye në një nga ngjarjet më të komentuara të showbiz-it shqiptar.
Prej kohësh qarkullonin zëra se Besi kishte rigjetur dashurinë, ndërsa një tatuazh me emrin “Ejona” u interpretua si një sinjal i qartë për lidhjen e re. Tashmë, edhe pse partnerja e tij vijon të qëndrojë larg vëmendjes publike, duket se raporti mes tyre është serioz dhe në një fazë të rëndësishme.
Vajza në fjalë është një person i thjeshtë, jo pjesë e botës së showbiz-it, dhe karakterizohet nga një natyrë e qetë dhe e rezervuar. Ai ka zbuluar gjithashtu se ajo ka një ngjashmëri të përgjithshme në paraqitje me ish-bashkëshorten e aktorit.
Pas një periudhe të vështirë personale dhe një divorci shumë të ekspozuar, duket se Bes Kallaku ka zgjedhur këtë herë një lidhje më diskrete, duke preferuar ta mbajë jetën private larg syrit të publikut.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



