E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë e ‘bashkoi’ Bes Kallakun me Xhensilën për herë të parë pas divorcit?
Lajme

Çfarë e ‘bashkoi’ Bes Kallakun me Xhensilën për herë të parë pas divorcit?

Ajka, vajza e Xhensila Myrtezajt dhe Bes Kallakut, ka festuar ditën e djeshme një nga momentet më të veçanta të fëmijërisë, Festën e Abetares.

Në këtë ditë të rëndësishme, nuk munguan as mesazhet e ndjera nga të dy prindërit. Edhe pse tashmë të ndarë, Xhensila dhe Besi treguan se mbeten të bashkuar kur bëhet fjalë për vajzën e tyre, duke qenë pranë saj në këtë moment domethënës.

Këngëtarja ndau në rrjetet sociale një video të Ajkës, të shoqëruar me fjalë plot emocion, ku shprehej se nuk ishte ndier kurrë më krenare për të bijën sesa në atë çast.

Nga ana tjetër, edhe Besi i kushtoi vajzës së tij një urim të ngrohtë, duke e quajtur “lulja e bukur e gjakut tim”. Ai theksoi se ndihet krenar për Ajkën dhe premtoi se do të jetë gjithmonë pranë saj, pavarësisht çdo rrethane.

Ky moment tregoi edhe një herë se, mbi gjithçka, dashuria dhe përkushtimi ndaj fëmijës mbeten prioritet për të dy prindërit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.