Xhensila e Ledri u kapën ‘mat’, reagimi i Bes Kallakut i thotë të gjitha
Edhe pse rrjetet sociale tashmë e kishin kuptuar lidhjen e tyre, puthja mes Xhensila Myrtezajt dhe Ledri Vulajt ndezi debate të gjera online.
Çifti kishte treguar prej kohësh shenja afrimiteti, dhe u përfol se këngëtarja mund të ketë luajtur një rol në ndarjen e Ledrit nga Rina, për të cilën ai kishte mbyllur martesën me Sara Hoxhën.
Video e tyre nga Paris, ku nuk ndaheshin për asnjë çast, u pa si konfirmimi i marrëdhënies së tyre dhe eliminoi çdo dyshim mbi lidhjen.
Një tjetër moment që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i ish-bashkëshortit të Xhensilës, aktorit Bes Kallaku. Ai publikoi një foto ku shfaqej duke qeshur, me mbishkrimin: “Arsyeja pas kësaj buzëqeshjeje”, të cilin ndjekësit e interpretuan si një mesazh ironik dhe të qetë për situatën.

Shumë të tjerë e panë si shenjë se tani ai nuk e shqetëson më çështja e marrëdhënies së ish-bashkëshortes dhe se ka gjetur vetë lumturinë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



