E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rihanna  nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë…
Lajme

Rihanna nënë për herë të dytë, sjell në jetë një vajzë…

Rihanna raportohet se ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Sipas tyre, këngëtarja dhe reperi Asap Rocky janë bërë prindër të një vajze dhe janë duke u rikuperuar në rezidencën e tyre në Los Angeles.

Në maj të vitit 2022, ylli i popit dhe reperi mirëpritën fëmijën e tyre të parë, një djalë. Lajmi për ardhjen e fëmijës së saj të dytë vjen nga faqja “Media Take Out”, por ende nuk është konfirmuar nga agjenci të tjera apo nga rrethi i këngëtares. Megjithatë, ky lajm ka filluar të përhapet nga llogari të ndryshme zyrtare në Twitter, bazuar në informacionet e faqes në fjalë.

Ardhja e fëmijës së dytë të Rihannës vjen disa muaj pas zbulimit të shtatzënisë së saj, në Super Bowl, u bë virale në mbarë botën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.