E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthehen tensionet/ SHBA-ja, ultimatum Rusisë: Është koha që ju …
Bota

Rikthehen tensionet/ SHBA-ja, ultimatum Rusisë: Është koha që ju …

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në NATO, Kay Bailey Hutchison, ka thënë se nëse është e nevojshme, SHBA do të shqyrtojë shkatërrimin e një sistemi raketor të Rusisë, që Uashingtoni beson se Moska po e zhvillon duke shkelur një traktat të armëve bërthamore.

Duke folur për gazetarët në Bruksel, ambasadorja Kay Bailey Hutchison i bëri thirrje Rusisë që të ndalë zhvillimin e sistemit, 9M729, i cili, sipas SHBA-së, shkel Traktatin e Forcave Bërthamore me rreze të mesme, të vitit 1987.

“Është koha për Rusinë që të vijë në tryezën e bisedimeve dhe t’i ndalojë shkeljet”, ka thënë Hutchison.

Nëse sistemi “është i gatshëm për përdorim”, ajo ka thënë se Shtetet e Bashkuara “do të shqyrtojnë kapacitetet për t’iu kundërvënë raketës e cila mund të godasë Evropën apo Amerikën”.

Rusia në anën tjetër ka mohuar ndonjë shkelje të traktatit, i cili ndalon raketat me rreze nga 500 deri në 5,500 kilometra.  REL

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.