Rikthehet Champions League, super sfidat e mbrëmjes së sotme
Liga e Kampioneve rikthehet sot me raundin e pestë, duke sjellë një mbrëmje të mbushur me ndeshje vendimtare. Dy përballjet e para nisin në orën 18:45, ku Ajaks sfidon Benfikën, ndërsa Gallatasaraj pret Union Gilloise. Pjesa tjetër e takimeve do të luhet në orën 21:00, aty ku vëmendja maksimale shkon te supersfida në Angli.
Në “Stamford Bridge”, Çelsi do të përballet me Barcelonën në një duel që pritet të vendosë fatin e grupit. Mbrëmja sjell gjithashtu në fushë skuadra të mëdha si Ajaks, Dortmund, Mançester Siti, Juventusi dhe Napoli.
Shumë interes pritet edhe nga përballja mes Mançester Sitit dhe Bajer Leverkusenit, një duel mes pretendenteve kryesore në Angli dhe Gjermani.
Ndeshjet e ditës:
18:45
-
Ajaks – Benfika
-
Gallatasaraj – R.U.S. Gilloise
21:00
-
Borussia Dortmund – Vijarreal
-
Çelsi – Barcelona
-
Bodo/Glimt – Juventus
-
Mançester Siti – Leverkusen
-
Olimpik Marsejë – Njukasëll
-
Sllavia Pragë – Atletik Bilbao
-
Napoli – Karabak
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



