E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rikthimi i “Epokës Rama” në Bashkinë e Tiranës
Lajme

Rikthimi i “Epokës Rama” në Bashkinë e Tiranës

Balluku dhe Manastirliu marrin frenat, Ristani jashtë loje

Pas 16 vitesh, Edi Rama duket se po rikthehet fuqishëm në krye të Bashkisë së Tiranës.

Këtë herë jo si kryetar, por si patron politik i saj. Burime pranë mazhorancës bëjnë me dije se drejtimi i përkohshëm i Bashkisë së kryeqytetit i është besuar emrave të përzgjedhur nga dy ministra të afërta me Ramën: Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu.

Në listën e përzgjedhur nga kjo dyshe mungon emri i Anuela Ristanit, e cila u caktua nga stafi i Erion Veliajt për të administruar fazën kalimtare pas largimit të kryebashkiakut. Kjo lëvizje konfirmon zyrtarisht largimin e ndikimit të Veliajt nga Bashkia e Tiranës dhe kalimin e saj nën kontroll të drejtpërdrejtë të kryeministrit.

Gjatë mbledhjes së fundit në ambientet e Bashkisë, Rama u shfaq krah për krah me dy ish-bashkëpunëtoret e tij gjatë kohës që drejtonte Tiranën, tashmë anëtare të kabinetit qeveritar. Kjo pritet të shënojë fillimin e një epoke të re — ose më saktë, rikthimin e modelit të vjetër të administrimit në kryeqytet: me zbatues të bindur të vullnetit të Ramës dhe me fokus tek mbajtja e kontrollit absolut mbi burimet njerëzore dhe vendimmarrjen vendore.

Ndërkohë, pritet që në shtator të zhvillohen zgjedhje të pjesshme për kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, pas burgosjes së Veliajt dhe vendimit të Gjykatës së Lartë që i hoqi të drejtën për të ushtruar funksione publike. Kryetari që do të zgjidhet do të mbajë mandatin deri në zgjedhjet e ardhshme vendore në nivel kombëtar, por kjo periudhë tranzitore do të shërbejë edhe si test për kandidatët potencialë.

Nga opozita, Agron Shehaj ka shprehur idenë për një kandidat të përbashkët, por nuk përjashtohet mundësia që vetë Rama të kandidojë një nga figurat e tij të besuara që kanë eksperiencë në bashki. Emrat konkretë nuk janë zbuluar ende, por ajo që është e qartë është se loja në kryeqytet ka nisur, dhe loja është e Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.