Rilindja kompenson me 1 MILIARD Lekë oligarkun Janis Karathanos, financoi edhe pagat e opozitës,

A e dinit se momentalisht Janis Karathano është “kumbari” numër 1 i Foltores?!

Oligarku i shëndetësisë ka fituar miliarda lekë me tenderat e shëndetësisë falë ministrave rilindas ndër vite të cilët kanë shërbyer si sekserë të ndarjes së parave të popullit madje deri edhe në nivelet më të ulëta të nëndrejtorëve në të gjitha institucionet e shëndetësisë, pa përmendur këtu përqindjet e pallogaritshme të “të mëdhenjve”.

Mund t’ju ketë tradhtuar disi kujtesa kur vjen puna në përmendjen e këtij oligarku e kjo jo pa shkak pasi është tërësisht dorë ndikimi e opozitës.

Po ju bëjmë një rifreskim të lehtë të emrit të oligarkut që financon “opozitën” dhe kompensohet nga Rilindja me lekët e popullit, për “bujarinë” që të mbushin barkun deputetët e foltores.

Karathanos është përfituesi i koncesionit të laboratorëve prej 130 MILION €. I njëjti që ju detyroi të shkoni disa metra më larg në privat tek Allajbeu (tjetër “kumbar” i Foltores) kur në QSUT u arritën kapacitetet e kontratës dhe nuk kryenit dot as analizat më bazike të kontrollit në shtet.

Marioneta e re e shëndetësisë Albana Koçiu i ka dhuruar Karathanos 1 MILION € për kite testimesh nëpërmjet drejtoreshës së Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, Irena Seferi.

Tenderi bën fjalë për blerjen e disa kiteve që përdoren për analiza dhe testime dhe kjo do të kryhet kur klient është shteti dhe tregtar është Karathanos.

Procedura është shënuar me “Flamur të Kuq” për mungesë konkurrence pasi kompania “Pegasus SHPK” e Janis Karathanos ka garuar e vetme në një tender të tillë me vlerë të madhe dhe është shpallur fituese në shkelje të ligjit, duke indikuar qartësisht korrupsionin e një prej sektorëve më të pasur të shtetit.

Mos u çudisni teksa shihni kumbarin që me paratë tuaja që i merr nga Rilindja financon foltoren, teksa duhet të ishte në burg.

Koncesioni i Laboratorëve i Karathanos u hoq nga hetimi parlamentar falë Foltores pas pagesave të rrogave për disa muaj të stafit drejtues politik, punonjësve të shërbimit, e kryetarëve të degëve të saj.

Së bashku me koncesionin e Hemodializës së Klodian Alljabeut, të dyja me vlerë totale 240 MILIONË €, më 25 mars 2024 gjatë komisionit hetimor parlamentar u lanë jashtë hetimit.

SPAK nuk e heton Karathanos për sa kohë që i mbush xhepat politikanëve, e kalon ndonjë gjë me stil edhe andej…

Publikuar nga Publik Media