Rinas, kinezi e turku kapen me mijëra euro të padeklaruara
Policia ka goditur dy raste të mosdeklarimit të të hollave në aeroportin e Rinasit dhe ka bërë të mundur sekuestrimin e 28 840 eurove dhe 1900 dollarëve. Policia njofton se për rrjedhojë është proceduar penalisht një 36 vjeçar turk pasi nuk deklaroi 17 020 euro teksa po hynte në republikën e Shqipërisë
Procedohet gjithashtu edhe një 50 vjeçar kinez pasi nuk deklaroi 11 820 euro dhe 1900 dollarë në dalje të Shqipërisë. Dy shtetasit e huaj janë proceduar për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Shumat e parave u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



