RINAS/ Malazezi kapet me 12 mijë franga dhe 900 euro të padeklaruara, nis hetimi
Një shtetas malazez është vënë nën hetim nga policia pasi është konstatuar teksa po tentonte të kalonte para të padeklaruara përmes Aeroportit të Rinasit.

Policia i ka sekuestruar 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë
Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi. Procedohet penalisht 30-vjeçari malazez që nuk deklaroi 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, sipas përcaktimeve ligjore. Sekuestrohet shuma e parave.
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas, në vijim të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, bazuar dhe në analizën e riskut, në dalje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të detajuar, shtetasin malazez A. T.
Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantën e dorës, 12 480 franga zvicerane dhe 900 euro, të cilat ai nuk i kishte deklaruar në kufi, sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
Në përfundim të veprimeve, shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin malazez A. T., 30 vjeç, banues në Zvicër, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



