E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Robert Budina: E frikshme si i gjuajnë  të miturit me gaz lotsjellës
Publik News

Robert Budina: E frikshme si i gjuajnë të miturit me gaz lotsjellës

Në një intervistë për News24, Budina u shpreh i revoltuar dhe tha se shteti është në grahmat e fundit.

“Policia u sul thjesht për të dhënë provën se është e fortë. Po tregojnë forcë dhe presion psikologjik ndaj popullsisë. Është e frikshme si i gjuajnë fëmijët 16-17 vjecarë me gaz.  Kjo tregon që janë në grahmat e fundit”, tha Budina.

Teksa e quan Ramën një pervers, Budina tha se ai urgjent duhet të largojë drejtorin e policisë Ardi Veliu.

“Thelbi këtu është që kryeministri duhet të shkarkojë urgjent drejtorin e policisë, sepse po kryen krime duke futur adoleshentët në burg. Ata i mbron dhe ligji mbi të gjitha. Nuk mund të matet një polic i veshur me armë me një fëmijë.

Duhet të dalin prindërit e këtyre fëmijëve dhe ti tregojnë vendit këtij pushteti. Duhet të dalin prindërit dhe jo adoleshentet. Ai po tallet me popullin e tij, që thotë janë ca adoleshentë të blerë nga presidenti. Vetëm, një kryeministër pervers mund ta thotë këtë”, u shpreh Budina.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.