Rogerti uron Juelën për ditëlindje me dedikimin special
Rogert Sterkaj ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i uruar ditëlindjen Juelës, me të cilën ndau eksperiencën e “Big Brother VIP Albania 5”.
Ish-banori ka publikuar një foto krah Juelës nga festa e ditëlindjes, duke e shoqëruar me një mesazh të ngrohtë dhe prekës.
Në foton festive shkruhet “HAPPY B’DAY TO POPSTAR JUELA”, ndërsa në pjesën e poshtme të imazhit është vendosur edhe shkrimi “Edhe 100 bose!!!”.
Në foto, Rogerti dhe Juela shfaqen të buzëqeshur pranë tortës së ditëlindjes, ku është shkruar emri i Juelës. Një moment i veçantë mes dy ish-banorëve të BBV5, që duket se kanë ruajtur afrimitetin edhe pas përfundimit të reality show-t.
Urimi, i shoqëruar me këtë foto plot ngjyra dhe atmosferë feste, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




