“Romi” Engjëll Agaçi përfiton 14 milionë lekë për të rikonstruktuar banesën në Roskovec
Ish-kryeministri Berisha, nëpërmjet agjencisë së tij “Qytetari digjital”, publikoi një mesazh, sipas të cilit, kryebashkiakja e Roskovecit, “rilindësja” Majlinda Bufi, me fondet dhe punonjësit e bashkisë, po rikontrukton “shtëpinë historike”, ku ka lindur e është rritur, udhëheqësi nr. 2 i “rilindjes” pas Edi Ramës, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, Agr. Ëngjëll Agaçi, ose Anxhelo Agacio, siç e ka idetitetin avokator në Itali.
Kryebashkiakja Majlinda Bufi, për të maskuar këtë abuzim ligjor e financiar, shtëpinë e Ëngjëll Agaçit, rezulton se e ka futur, në listën e projektit të banesave të Komunitetit Rom, që rikontruktohen nga fondi emergjencave dhe anti-diskriminimit social, që akordon BE, Banka Botërore dhe buxheti shtetit.
Pra, banesa e “agaçëve” dhe vetë “agaçët” që banojnë akoma atje, janë vetë-shpallur qëllimisht dhe në bashkëveprim me kryetaren e bashkisë, janë trajtuar si pjesë e Komunitetit Rom të Roskovecit, për të përfituar rikonstuksionin e plotë të banesës dhe, siç duket në foton e banesës së “agaçëve”, kjo punë ka nisur e po vazhdon, me fondet dhe punonjësit e shtetit (bashkisë).
Sipas faqes zyrtare të qeverisë, Bashkia Roskovec, po zbaton projektin social, me objekt: “Për përmirësimin e kushteve të banimit, për Komunitetin Rom në Roskovec”, me vlerë financimi 13 milionë, 952 mijë e 323 lekë të reja, ose afro 140 milionë lekë të vjetra, me përfitues rikonstruksioni 28 familje rome.
Në listën e 28 famijeve përfituese, bënë pjesë edhe banesa e “agaçëve” e cila, sipas letrave, ka pëfituar afro 14 milionë lekë të vjetra, ose 10% të fondit total, duke u trajtuar si banesë me amortizim të larte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



