E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ron Yeffet, i gjenden 6 armë në shtëpinë e banimit
Lajme

Ron Yeffet, i gjenden 6 armë në shtëpinë e banimit

Ron Yeffet, i gjenden gjashtë armë në banesë

Pas kontrollit të ushtruar nga BKH-ja në banesën e biznesmenit izraelit të makinave dhe armëve, ai është shoqëruar në polici me gjashtë armë. Mësohet se është lënë i lirë pas shoqërimit.

Një OPGJ i tha korrespondentit tonë se po verifikohet nëse armët ishin të regjistruara dhe të pajisura me leje.

Të tjera fakte të cilësuara si tronditëse nga audiopërgjimi i Ron Yeffet u bënë publike në emisionin “Çim Peka LIVE” në SYRI TV. Sipas materialit të transmetuar, Yeffet shpreh interes për hapjen e një fabrike armësh edhe në Afrikë.

Materiali ngre pyetje për veprimtarinë në industrinë e prodhimit të armëve dhe pajisjeve ushtarake, si dhe për transparencën e marrëdhënieve mes qeverisë dhe personave të përfshirë në këtë sektor. Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s, duhet të zbatojë rregulla dhe standarde të larta sigurie në këtë industri.

Në material publikohen edhe pamje ku Ron Yeffet shfaqet duke dalë nga Kryeministria pas një takimi me Edi Ramën. Pamjet dhe audiopërgjimi, sipas autorëve të publikimit, kërkojnë sqarime për natyrën e marrëdhënies mes tyre dhe për aktivitetin e kompanisë shtetërore KAYO.

Pyetjet e ngritura lidhen me faktin nëse zhvillohet prodhim armësh sipas qëllimeve të deklaruara për KAYO-n, apo nëse aktiviteti mbështetet kryesisht te pagesat nga buxheti i shtetit, pa rezultate të bëra publike. Deri më tani, materialet e transmetuara nuk japin përgjigje për këto pikëpyetje.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.