E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ronaldo zgjedh golin më të bukur që ka shënuar dhe lojtarin më të mirë
Publik News

Ronaldo zgjedh golin më të bukur që ka shënuar dhe lojtarin më të mirë

“Bota ime është futbolli, por për mua ka rëndësi dhe bota jashtë futbollit. Jam bërë edhe biznesmen. Është normale që kur nis të krijosh diçka ndryshe, të shohin në tjetër mënyrë.”

Cristiano apo CR7?

Për mua nuk ndryshon gjë. Në shtëpi më thërrasin Ronaldo, në shkollë më quanin Cristiano, në futboll Cris, Ronny e kështu me radhë.

Serie A dhe Champions, diferenca?

Është gjithçka ndryshe. Championsi është kompeticioni më i mirë në botë për një klub. Dëshiroj të luaj aty më shumë se në çdo garë tjetër.

Cili është lojtari më i mirë në Serinë A?

E kam marrë unë këtë çmim, kështu që tani për tani jam unë. Të shohim cili do të jetë vitin tjetër, por dëshiroj ta fitoj sërish.

Goli që i shënuat Juventusit me roveshatë…

Është goli më i bukur që kam shënuar Buffonit dhe në një stadium shumë të bukur. Më duartrokitën të gjithë, ishte e mrekullueshme. Buffon është një njeri shumë i mirë, pas golit më përgëzoi, u tregua shumë i sjellshëm.

Si e gjen motivimin për t’u stërvitur me shumë përkushtim?

Ende dëfrehem, dëshiroj të luaj dhe të jem në formë. Bëj atë që dua e shpresoj që të gjithë të bëjnë atë që duan. Më paguajnë për të bërë atë që dua. Shpresoj që të gjithë të mund ta vlerësojnë atë që bëj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.