E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrahu gruan se u kreh në parukeri, në burg 34-vjeçari
Lajme

Rrahu gruan se u kreh në parukeri, në burg 34-vjeçari

 

Publik.live/  dielë, 04 Qershor 2017

“U ktheva nga puna dhe përpara se të vija në shtëpi, u kreha në parukeri. Por, bashkëshorti, sapo më pa, bërtiti “pse je krehur? Për kë je krehur? Më goditi dhe më pas më vendosi thikën në fyt, duke më kërcënuar se do më vriste po qe se nuk i tregoja me kë e tradhtoja”.
Ky është rrëfimi i Emilianës, e cila dërgoi në burg partnerin e saj Olsi Fejzaj. 34-vjeçari e dëgjoi nga kafazi qëndrimin e prokurorit, i cili kërkoi arrest me burg për veprën dhunë në familje. Por, ai qëndroi i heshtur para gjykatës, duke ia besuar mbrojtjen avokates, sipas së cilës, klienti i saj është i sëmurë.

Prokurori shpjegoi se çifti ka një fëmijë 5 vjeç dhe se i akuzuari ishte i papunë. E vetmja që punonte në një fabrikë këpucësh ishte Emiliana, por shpesh ajo përballej me xhelozinë e më pas dhunën sistematike të bashkëshortit.
Sipas prokurorit, gruaja kishte kërkuar më herët urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por më pas ishte tërhequr nga ky qëndrim. Ajo çfarë e ka bindur se situata nuk do të ndryshonte ishte dhuna më e fundit dhe kërcënimi për jetën vetëm për një krehje flokësh.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.