Rrahu partneren dhe vjehrrin/ U plagos nga kunati, arrestohet 25-vjeçari
Xhuljano Muça, 25-vjeçari që u plagos një ditë më parë nga kunati i tij në Vlorë është arrestuar nga policia. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Dhunë në familje”. Sipas policisë Muça akuzohet se ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses, së tij që është edhe motra e autorit të plagosjes si dhe ndaj babait të tyre.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe 1 sasi municioni luftarak. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



