E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rraja hante dreka restoranteve edhe pse ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji
Lajme

Rraja hante dreka restoranteve edhe pse ishte shpallur në kërkim për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoji

Megjithëse SPAK prej 17 janarit kërkonte me insistim arrestimin e tij, Ramazan Rraja duket se e sfidonte ligjin duke marrë pjesë në një darkë në dalje të fushë Krujës pranë urës së Gjolës.

Por, jo vetëm miqtë e tij ishin në dijeni të kësaj darke por edhe policia e cila organizoi operacionin dhe vuri në pranga Ramazan Rrajën sit ë dyshuar për organizimin e atentatit ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj nëntorin e vitit 2019.

Dyshohet se Ramazan Rraja së bashku me kushëririn e tij Redjan Rraja tashmë në burg organizuan sulmin në mbikalimin e Shkozetit ndaj prokurorit Arjan Ndoj dhe një personazhi të njohur të botës së krimit Aleksandër Lahos (Pëllumb Muharremi) të cilët mbetën të plagosur ndërsa shoferi Andi Maloku ndërroi jetë.

Duket se Ramazan Rrahja nuk i druhej vetëm policisë mbrëmjen e djeshme pasi lëvizte i armatosur me një pistoletë në brez gati për qitje.  Në shoqërinë e tij ishte dhe një tjetër I kërkuar nga drejtësia Louis Konomi i cili mban dhe emrin Elton Llozhi i shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit për gjobë vënie.

Muajt e fundit policia e ka pasur në vëmendje Ramazan Rrajën të cilin e ka shoqëruar në tetor të vitit të kaluar për ta pyetur për atentatin në mbikalimin e Fushë Krujës ku humbën jetën 3 të rinj si edhe në nëntor kur u kap tek mbikalimi I Rinasit duke udhëtuar me makinë të blinduar.

Pasi SPAK nxori urdhër ndalimin për të më 17 janar Ramazan Rraja qëndronte i fshehur në Durrës, Tiranë dhe Lezhë. Policia organizoi disa operacione për arrestimin e tij që rezultuan pa sukses derisa mori informacion të saktë mbrëmjen e së mërkurës dhe e vuri në pranga.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.