E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi i bashkëshortes së Will Smith që i la të gjithë pa fjalë: Kurrë nuk kam dashur që të martohem
Lajme

Rrëfimi i bashkëshortes së Will Smith që i la të gjithë pa fjalë: Kurrë nuk kam dashur që të martohem

Unë kurrë nuk kam dashur që të martohem”. Kjo është deklarata e Jada Pinkett Smith që i ka habitur të gjithë së fundmi.

Aktorja e famshme e filmit “Matrix” ka pranuar se “ka qarë pafund” para se të kurorëzonte dashurinë e saj me Will Smith në martesë, në  natën e Vitit të Ri në vitin 1997.

“Unë isha nën një presion të madh, e dini, duke qenë një aktore e re, duke qenë e re, dhe isha thjesht shtatzënë dhe thjesht nuk dija çfarë të bëja. Unë kurrë nuk kam dashur të martoehem” tha Pinkett Smith.

Këto deklarata aktorja i ka bërë në vitin 2018, por u rikthyen në vëmendjen e publikut pas incidentit në Oscars që shokoi botën.

1

Pinkett Smith kujton sinqerisht nënën e saj, Adrienne Banfield-Norris, e njohur gjithashtu si “Gammy”, 68 vjeç, duke e detyruar atë dhe Smith të martoheshin pasi ajo mbeti shtatzënë me djalin e tyre të parë së bashku, Jaden, tani 23.

 “Unë me të vërtetë nuk doja të martohesha”, përsëriti Pinkett ndërsa ishte ulur rreth tryezës me nënën e saj, si dhe Smith, dhe vajzën e tyre Willow.

“Dasma ishte e tmerrshme”,  pranoi Banfield-Norris, duke shtuar: “Ishte një rrëmujë. Jada ishte e sëmurë, ishte shumë e pakëndshme… Ajo nuk bashkëpunoi për asgjë”.

l
2

Duke qeshur, Pinkett pranoi, duke thënë: “Dhe isha aq e mërzitur sa më duhej të bëja një martesë. Isha aq e inatosur sa shkova duke qarë. Unë qava gjatë gjithë rrugës në altar”.

“Nuk ka pasur asnjë ditë në jetën time që të dëshiroja diçka tjetër përveçse të martohesha dhe të kisha një familje. Që nga mosha 5-vjeçare, po imagjinoja se çfarë do të ishte familja ime”, u shpreh Will.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.