E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës mbi rrëmbimin
Flash

Rrëfimi tronditës i Daniel Shimës mbi rrëmbimin

 

Provat e reja të SPAK e çojnë dosjen AKSHI në një dimension të ri skandali

Zhvillime të forta në dosjen e bujshme të AKSHI-t. Dëshmia e ish-zëvendësdrejtorit Daniel Shima dhe prova të reja të paraqitura nga SPAK kanë çuar hetimin në një fazë edhe më të rëndë.

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka urdhëruar ndalimin e publikimit të detajeve nga dy vendime të shpallura sot, me argumentin se cenojnë hetimin. Një prej tyre lidhet me sekuestrimet në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit, Ervina Gjana. Vendimi tjetër konfirmon masat e sigurisë për të dyshuarit si pjesë e grupit kriminal brenda AKSHI-t, duke lënë në fuqi “arrestin në shtëpi” për ish-drejtoreshën Mirlinda Karçanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

Sipas burimeve pranë hetimit, dëshmia e Daniel Shimës konsiderohet provë kyçe. Ai ka rrëfyer para prokurorëve episode të rënda, përfshirë edhe një rrëmbim të dyshuar ndaj tij disa muaj më parë – një ngjarje që në atë kohë u minimizua publikisht. Detajet e deklarimeve të tij mbahen sekret, por mësohet se ato implikojnë figura të rëndësishme në skemën e dyshuar kriminale.

Më herët, SPAK ka shpallur në kërkim Ergys Agasi dhe Ermal Beqiri, të cilët dyshohen si drejtues të një grupi që ushtronte presion dhe shantazh ndaj biznesmenëve për tenderat e AKSHI-t.

Dosja tashmë po merr përmasa të reja, ku sipas hetuesve ndërthuren elementë të krimit të organizuar me struktura shtetërore. Hetimet pritet të thellohen në javët në vijim, në një çështje që mund të shndërrohet në një nga skandalet më të mëdha institucionale të viteve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.