E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Altin Hajrit kompleksin ‘Golden Resort’
Publik News

Rrëmbimi i Jan Prengës/ Gjykata e Posaçme i sekuestron Altin Hajrit kompleksin ‘Golden Resort’

Golden Resort Shijak

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka sekuestruar pasurinë e Altin Hajrit në Shijak, i cili është në kërkim lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Pregës.

Kompleksi ‘Golden’ në Shijak u kthye ne skenën e krimit për Jan Prengën, i cili u rrëmbye më 17 janar 2020.

Në vendimin e gjykatës theksohet se Hajrit iu sekuestrua kompleksi Golden Resort në Xhafzotaj, karburanti “ALT- OIL 2008” dhe një vilë dy katëshe po në Shijak.

Vendimi i është dërguar për ekzekutim Agjencisë së Menaxhimit të Pronave dhe për njoftim Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

Familja e Altin Hajrit mund të përdorë pa të drejtë tjetërsimi vetëm vilën ku banon pjesa tjetër e familjes që nuk janë ndaluar për rrëmbimin, vrasjen e më pas zhdukjen e trupit të Jan Prengës.

Policia me anë të filmimeve provoi praninë e trupit të Prengës në këtë kompleks në momentin kur nxirret dhe vendoset në një furgon për ta zhdukur.

Kësisoj janë arrestuar Leonard Hajri, Bajram Hajri, Elton Hajri, Festim Bexhdili, Olsi Turja si dhe Ardian Docaj nga Shkodra, i cili u vetëdorëzua pasi iu sekuestrua pasuria në Shkodër, ndërsa Alti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.