E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrëmbimi i të riut në Korçë, Proda shkarkon Drejtorin e Policisë
Lajme

Rrëmbimi i të riut në Korçë, Proda shkarkon Drejtorin e Policisë

32-vjeçari u rrëmbye dhe u dhunua nga vëllai i deputetit të PD-së dhe 2 persona të tjerë

Drejtori i Policisë së Korçës, Erion Ahmeti, është shkarkuar nga detyra pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u rrëmbye dhe u dhunua fizikisht nga disa persona, mes të cilëve vëllai i deputetit të PD-së, Bledjon Nallbati, si dhe Marsel Buci dhe Trajan Çeliku.

Të tre autorët u arrestuan këtë të shtunë, ndërsa ngjarja kishte ndodhur një ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar, Policia e Shtetit bën të ditur se pas analizës së veprimeve të strukturave vendore, “rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet”.

Si pasojë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, ka vendosur:

  • Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Policisë Korçë, Erion Ahmeti;

  • Pezullimin nga detyra të zv.drejtorit për Hetimin e Krimit, Hajri Kushe, deri në përfundim të hetimit disiplinor.

Ndërkohë, në detyrë është emëruar përkohësisht Islor Islami, ish-drejtor i Kufirit dhe Migracionit në Kukës.

Policia njofton se ka nisur hetim disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të DVP Korçë dhe Komisariatit të Devollit, për mospërmbushje të detyrave që kanë sjellë pasoja të rënda.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e ndodhur në Devoll, ku një 32-vjeçar u mor me forcë nga banesa, për motive të dobëta, u mbajt për disa orë, si dhe ndaj tij u ushtrua dhunë fizike dhe u kanos për jetën, dhe pas një analize të kryer në lidhje me veprimet dhe menaxhimin e situatës, rezultoi se zinxhiri drejtues i DVP Korçë nuk ka përmbushur detyrimet ligjore dhe nuk ka menaxhuar siç duhet situatën, duke sjellë pasoja në imazhin e Policisë në komunitet.

Për sa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka vendosur:

Shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Erion Ahmeti;

Pezullimin nga detyra të Zëvendësdrejtorit për Hetimin e Krimit në DVP Korçë, Drejtues Hajri Kushe, deri në përfundimin e hetimit disiplinor.

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm, bazuar në nenin 121 të Ligjit për Policinë e Shtetit ka nisur hetimin disiplinor për gjithë zinxhirin drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë dhe Komisariatit të Policisë Devoll, për mospërmbushje të detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda.

Po me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, deri në përfundim të konkursit për Drejtor Vendor, është caktuar përkohësisht në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, Drejtues Islor Islami, i cili deri sot mbante detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se analizon me përgjegjësi çdo rast të mosveprimit profesional dhe në përputhje me ligjin nga punonjësit e saj, duke marrë masa ndëshkimore bazuar në Ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe në Rregulloren e Policisë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.