Rrezikoi të mbytej në plazhin e Semanit, shpëtohet 70-vjeçari
Një 70-vjeçar nga Lushnja ka rrezikuar të mbytej në plazhin e Semanit, por ndërhyrja në kohë e rojeve bregdetare ka bërë të mundur shpëtimin e tij.
I moshuari është konstatuar në vështirësi në ujë nga stafi i angazhuar për monitorimin e plazhit. Dy vëzhguesit kanë vënë re se pushuesi po përpëlitej dhe zhytej vazhdimisht, duke ndërhyrë menjëherë për ta nxjerrë në breg.
Pas nxjerrjes nga deti, 70-vjeçarit i është dhënë ndihma e parë dhe gjendja e tij është stabilizuar.
Më pas, pushuesi është transportuar me ambulancë drejt Spitalit të Fierit, ku i janë kryer kontrollet dhe ekzaminimet e nevojshme mjekësore.
Sipas informacioneve të fundit, 70-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja shërben edhe si një tjetër rast që evidenton rëndësinë e monitorimit të plazheve dhe ndërhyrjes së shpejtë në situatat kur pushuesit përballen me rrezikun e mbytjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



