E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tragjike në Pishporo, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det
Lajme

Tragjike në Pishporo, 49-vjeçari humb jetën sapo futet në det

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në plazhin e Pishporos, në Fier, ku një 49-vjeçar ka humbur jetën pak çaste pasi është futur në det.

Sipas informacioneve paraprake, viktima me inicialet D.D., 49 vjeç, ka shfaqur probleme të menjëhershme shëndetësore teksa ndodhej në ujë, duke alarmuar pushuesit pranë zonës.

Personat e pranishëm kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës, por pavarësisht përpjekjeve për t’i dhënë ndihmën e nevojshme, 49-vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Dyshimet paraprake janë se shkak i humbjes së jetës mund të ketë qenë një arrest kardiak, ndërsa përcaktimi përfundimtar i shkakut do të bëhet pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë, policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe zbardhjen e rrethanave të saj.

Ngjarja ka tronditur pushuesit dhe familjarët e 49-vjeçarit, duke kthyer një ditë pushimi në një moment tragjik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.