E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rrite frikshëm numri i fëmijëve të prekur nga fruthi në Shqipëri
Lajme

Rrite frikshëm numri i fëmijëve të prekur nga fruthi në Shqipëri

Instituti i Shëndetit Publik konfirmon se numri i të prekurve nga fruthi përgjatë muajit janar ka arritur në 41 persona. Vetëm përgjatë javës së fundit janë regjistruar 11 raste të reja të fëmijëve të prekur me fruth. Kryesisht ato janë fëmijë të moshës nën 2 vjeç, të cilët nuk kanë aplikuar vaksinën e fruthit”.

Ekspertët e shëndetësisë pohojnë se e favorizuar edhe nga situata gripale sëmundja po përhapet, duke shënuar çdo ditë raste të reja. Shumica e të infektuarve janë nga Tirana. Gjithashtu nuk mungojnë edhe rastet ku sëmundja është marrë jashtë Shqipërisë, përkatësisht 3 vijnë Greqia dhe 1 nga Kosova. Deri më tani nuk ka asnjë rast të infektuar tek të rriturit.

Fruthi konsiderohet një sëmundje infektive, e cila mund të shkaktojë komplikacione të rënda deri në humbjen e jetës. Si pasojë e këtyre komplikacioneve, një javë më parë një foshnje 4 muajshe ndërroi jetë në Spitalin Pediatrik në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza.

Mjekët thonë se vaksinimi mbetet forma e vetme e mbrojtjes nga kjo sëmundje. Vaksina e fruthit, injektohet tek fëmijët në dy doza, 1 dhe 5 vjeç.

Fruthi u rikthye në vendin tonë një vit më parë ku shënoi mbi 1000 të prekur dhe tre vdekje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.