Rriten sërish çmimet e karburanteve, ja sa do kushtojnë tashmë
Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të tregtimit të karburanteve në vend, duke reflektuar ndryshimet më të fundit në treg.
Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e datës 2 qershor 2026, çmimi i naftës është rritur nga 185 lekë/litri në 191 lekë/litri, ndërsa benzina nga 173 lekë/litri në 176 lekë/litri.
Konkretisht, Bordi ka përcaktuar që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil, sipas standardit SSH EN 590, të jetë jo më shumë se 191 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 179 lekë/litër.
Ndërkohë, çmimi i shitjes me pakicë i benzinës do të jetë jo më shumë se 176 lekë/litër, ndërsa ai i shitjes me shumicë jo më shumë se 164 lekë/litër.
Çmimet e reja kanë hyrë në fuqi ditën e sotme, më 2 qershor, në orën 15:00 dhe do të jenë të vlefshme deri në një vendim të ri nga Bordi i Transparencës.
Autoritetet u kanë bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregut të zbatojnë këtë vendim, duke paralajmëruar se në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.
Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaron se mbetet e angazhuar për mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



