Rritet frikshëm numri i viktimave, shkon në 6326 numri i viktimave në Turqi dhe Siri
Bilanci nga tërmeti tragjik vijon të rritet sërish, ku sipas mediave tashmë numri ka arritur në 6326 viktima në total në Turqi dhe Siri.
Si pasojë e tërmetit me magnitudë 7.8 ballë, në Turqi deri tani numri i viktimave ka arritur në 4544, sipas Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD).
Përsa i përket shifrave të të plagosurve, numri ka arritur në më shumë se 26,035 persona, sipas shifrave nga qeveria turke.
Nga ana atjetër, numri i të vrarëve në Siri është më shumë se 1782, prej të cilëve 970 persona kanë humbur jetën në zonat e kontrolluara nga opozita dhe 812 persona në zonat e kontrolluara nga qeveria, raporton CNN.
Aktualisht ekipet e shpëtimit në Turqi dhe Siri po vijojnë të kërkojnë të mbijetuar pas tërmeteve shkatërruese
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



