Rruga e Arbrit, deputeti i PD: Qeveria shpiku PPP, do kushtojë 336 milionë euro!
Gjysma e Rrugës së Arbrit, do t’u kushtojë shqiptarëve 336 milionë euro ose 5.5 herë më shumë
se gjysma e saj, e cila u ndërtua nga Partia Demokratike përpara vitit 2013.
Deputeti i PD-së Xhelal Mziu bëri të ditur se kostot e gjysmës së rrugës do t’u kushtojnë shqiptarëve 404 miliardë lekë ose 336 milionë euro. Në interpelancën e zhvilluar dje në Kuvend me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, deputeti i PD-së kërkoi shpjegime për vonesat në ndërtimin e saj dhe arsyet e shtimit të fondeve, veçanërisht në vitet e fundit.
“Për Rrugën e Arbrit nga 2013 e sot 19 herë ka pasur deklarata ose të Kryeministrit ose ministrave ose për fillimin ose mbarimin e punimeve dhe në fakt rruga ka mbetur rrugëve si thoshte Kryeministri i sotëm në atë periudhë. Kryeministri deklaroi se rruga do të mbarohej përpara afatit, por jo vetëm që u mbarua, por edhe sot 50 për qind e rrugës ka mbaruar. Ajo rrugë u lidh me një kontratë 336 milionë euro dhe ishte një çmim rekord i këtij niveli rrugëve, me gjysmën e aksit të mbaruar para vitit 2013. Pse nuk ka mbaruar kjo rrugë? Ka kushtuar jo sa thoni ju, por 404 miliardë lekë me letra. 336 milionë euro janë shpenzuar për atë rrugë. Unë jam i bindur që po të futesh në “web”- in e thesarit do të shohësh një shifër, 58 miliardë lekë.
Ju keni për ta parë se çfarë ndodh deri në fundin e asaj rruge. Si ka mundësi që gjysma e rrugës, 72 kilometër ka mbaruar në kohën e PD-së dhe ka kushtuar 70 milionë euro. Më pak se gjysma e rrugës, do t’i kushtojë, po marrim vetëm kontratën, 336 milionë euro. Çfarë standardi ka më shumë kjo rrugë që do t’i kushtojë 5.5 herë më shumë sesa 4 vite më parë, sesa në 2009 apo 2013. Kostoja e saj ishte 70 milionë euro me ardhjen e Rilindjes jo vetëm që nuk nisi në mandatin e parë, por u deshën vite për ta filluar dhe u bë një shpikje për këtë rrugë do bëheshin 1 miliardë lekë investime që do bëheshin përmes skemës së famshme PPP. Rruga e parë do ishte Rruga e Arbrit ishte absurditet hapi i parë i kësaj qeverie në shpikjen e PPP që s’ka shqiptar që nuk e di që është korruptive. Kjo rrugë sot e kësaj dite mbetet ëndërr për dibranët, bulqizakët se as gjysma e asaj rruge s’ka mbaruar dhe s’po flasim për efektin financiar që është i jashtëzakonshëm krahasuar me atë që do merret nëse ajo rrugë do mbarojë ndonjëherë”, tha Mziu.
REAGIMI
Nga ana e saj, ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku u justifikua me faktin se kjo rrugë kaq e rëndësishme filloi vetëm kur qeveria analizoi studimet mbi ata që ishin bërë.
“Ajo që shoh dhe marr nga njerëzit janë se këto punë të bëra në Rrugën e Arbrit ka ndryshuar jetën e qytetarëve. Të vish në foltore dhe të thuash se rrugët kanë mbetur rrugëve nga ata që i lanë rrugëve, ky është një abuzim shumë i madh. Tani zotëria e di që kur vinte në fushatë, vinte dhe kthehej brenda ditës. Sot, bujqësia në atë zonë ka lulëzuar edhe për shkak të infrastrukturës, flet për ëndrra dhe thotë Rruga e Arbrit mbeti ëndërr. Jo asgjë nuk mbeti ëndërr në qeverinë ‘Rama’.
Ëndrrat i keni ju ne kemi detyrë t’jua bëjmë ëndrrat realitet, sepse ju konsiderojmë si qytetarë të Republikës së Shqipërisë. Ti i ke personale gjërat, siç u more dhe me pamjen time ti ndoshta më do dhe me shami të kuqe, po mua shamitë nuk më shkojnë kështu që qëndrojmë te tonalitetet e rrugës. Nuk kam ardhur këtu të tregoj nëse jam mirë nga pamja, por kam ardhur të bëj punën, punën të cilën nuk bëtë ju.
Pamja ime është kjo që është ama punët i bëj mirë. Viti im është ekuivalent i tre viteve të Partisë Demokratike, ato që ju keni lënë rrugëve unë i mbyll për 1 vit”, u përgjigj Balluku. Por, deputeti i PD-së bëri të ditur se: “Kompania ‘Gjoka’ nuk merret me tunelin, por vazhdon se me ministren nuk e ka dhe aq keq vijon bën një nga segmentet e Unazës së Madhe të Tiranës, sapo mbaroi tunelin dhe aksin e rrugës që shkon në Delvinë që i ka kushtuar dy herë më shumë se sa ishte më parë. Por, ‘Gjoka’ ka shkuar në një aks tjetër të rëndësishëm ka shkuar në Llogora për të bërë një tjetër tunel se është esnaf i tuneleve, si ato të Dibrës që do jenë rrezik real vdekje.
E la tunelin nuk punohet që nga 29 nëntori, inaugurimi, asnjë mjet nuk ka sot në rrugë në Dibër. Nuk është kompania turke, është ‘Gjoka’ miku i ministres, duke parë te Ministria e Financave, është treguar shumë korrekte nga 2018 e deri më sot i është dhënë vlera, e kjo vlerë do likuidohet brenda 3 vitesh, pra janë shkelur rregullat e PPP. Kryeministri i tha dibranëve që Rrugën e Arbrit do ia japim dikujt për ta ndërtuar për 13 vite e likuidimi do na zgjasë 15 vite, në fakt rruga mund të zgjasë 13 vite për ta mbaruar e likuidimin qeveria po ia bën për 3 vite”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco
se gjysma e saj, e cila u ndërtua nga Partia Demokratike përpara vitit 2013.


