E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga e Arbrit dhe Milot-Balldre/ Basha denoncon: Rama dha mbi 500 milionë euro koncesion për dajë e nip!
Politikë

Rruga e Arbrit dhe Milot-Balldre/ Basha denoncon: Rama dha mbi 500 milionë euro koncesion për dajë e nip!

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se mbi 500 milionë euro shkojnë për dy persona me lidhje farefisnore për rrugën e Arbrit dhe atë Milot-Balldre.

Lulzim-Basha

 

Gjatë një interviste për Deutsche Welle, Basha tha shuma është sa 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Shiko çfarë ka ndodhur, janë kapur me skandalin e Unazës së Re, të cilin e ka pasqyruar Deutsche Welle, siç e ka pasqyruar edhe Zëri i Amerikës. 40 milionë euro për 2 kilometër, 30 milionë euro një kompani fantazmë. Asnjë nuk shkon para drejtësisë. Pse? Sepse drejtësia është kapur. Dhe çfarë ndodh? Kalojmë nga ky skandal në një skandal tjetër, 300 milionë euro tek rruga Milot- Balldren. Po të marrim Milot-Balldren dhe Rrugën e Arbrit do të shikojmë se dy kompanive, që i takojnë një nipi dhe një daje, po i jepet 5% e PBB-së, mbi 500 milionë euro”, theksoi ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.