E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rruga e Arbrit vijon të zhvasë  paratë publike, 20 milionë USD për skarpatet. Fituese oferta më e lartë
Lajme

Rruga e Arbrit vijon të zhvasë paratë publike, 20 milionë USD për skarpatet. Fituese oferta më e lartë

Fituese oferta më e lartë, në garë dhe kompania “Gjoka”

Afati për ndërtimin e Rrugës së Arbrit ka përfunduar, por jo punimet që vijojnë të “zhvatin” para nga buxheti i shtetit.

Vetëm ditët e fundit Autoriteti Rrugor Shqiptar ka finalizuar tre procedura tenderimi me një vlerë rreth 20 milionë dollarë për skarpatet në Shkallën e Tujanit, skarpatet në Plan i Bardhë dhe një tjetër për revizionimin e punimeve. Në të trija rastet, fituese është shpallur oferta më e lartë. Ndërsa paradoksalisht pjesë e garës, për një nga tenderët e shpallur nga ARRSH-së, është bërë edhe kompania Gjoka, së cilës i është besuar ndërtimi i Rrugës së Arbrit, kësaj vepre të rëndësishme infrastrukturore, të shndërruar vitet e fundit “në gropë” për gllabërimin e parave publike.

SKARPATET E TUJANIT

Referuar dokumenteve zyrtare, në 22 shtator të këtij viti ARRSH, e drejtuar nga Evis Berberi ka hapur procedurën e tenderimit për “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në ‘Shkallën e Tujanit’” me një fond limit në vlerën e rreth 11.1 miliardë lekëve lekë ose rreth 10 milionë dollarë. Në garë kanë marrë pjesë dy kompani, “Boe BE –IS” sh.p.k.; “Curri&Ergi”; “Boe AnteGroup”; “Ferro Beton & Construction CO”; “Bilgin Taahhut Insaat Madencilitk Sanayi ve Ticaret LTD”.

Njëjtë si në praktikat e mëparshme edhe këtë rast është favorizuar oferta më e lartë. Bashkimi i operatorëve “Ante-Group & Ferro Beton & Construction co”; “Bilgin Taahhut Insaat Madencilik Sanayi ve Ticaret ltd” është oferta e shpallur fituese me një diferencë gati gjysmë milioni dollarë më shumë nga kompania tjetër pjesëmarrëse në garë. “Punimet e gërmimit dhe mbushjes për këtë segment rrugor kanë përfunduar dhe masat mbrojtëse ekzistuese për sigurinë dhe qëndrueshmërinë e skarpateve në disa zona të këtij segmenti rrugor, mungojnë apo edhe janë të pamjaftueshme. Skarpatet në segmentin nr. 2, ‘Shkalla e Tujanit’, fillojnë në km 1+210 dhe përfundojnë në km 6+380″, thuhet ndër të tjera në dokumentin zyrtar.

SKARPATET, “PLANI I BARDHË”

Në po të njëjtën ditë, pra po në datën 22 shtator, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur gjithashtu procedurën e tenderimit për “Sistemimin dhe rivitalizimin e skarpateve në ‘Planin e Bardhë’”, pjesë po ashtu e Rrugës së Arbrit, me fond limit 11.7 miliardë lekë të vjetra ose rreth 10 milionë dollarë. Konkretisht, bëhet fjalë për aksin rrugor Ura e Vashës-Qafë Buall. Pjesë e garës janë bërë 6 kompani, ndërsa fitues i tenderit është shpallur bashkimi i operatorëve “Selami”; “Company Riviera 2008”; “Garden Line”. Edhe në këtë rast, oferta e paraqitur prej 1,146,500,000 lekësh nuk ishte oferta më e ulët, por kjo nuk e pengoi institucionin e ARRSH-së ta shpallë atë fituese.

Paradoksalisht në tender ka marrë pjesë edhe kompania “Gjoka”, e cila ka fituar tenderin për ndërtimin e rrugës së Arbrit me një vlerë rreth 40 miliardë lekë ose rreth 400 milionë dollarë. Në argumentin e bërë thuhet se “Gjoka” është përjashtuar nga gara për arsye se nuk ka arritur që të paraqesë asnjë dokumentacion të saktë dhe të plotë për të dëshmuar plotësimin e të gjitha kritereve. Por, nuk përfundon me kaq. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur edhe një tender të tretë në vlerën e më shumë se 8 milionë lekëve kësaj herë për “Supervizion punimesh, sistemimi dhe rivitalizimi i skarpateve në ‘Planin e Bardhë’”. Fituese është shpallur kompania “GR Albania” sh.p.k., e cila ka dhënë edhe ofertën e dytë më të lartë, në mesin e 5 kompanive pjesëmarrëse në tender.

Sakaq, kompania “TOWEER”, e cila ka dhënë dhe ofertën më të ulët është skualifikuar pikërisht nën argumentin se kishte ofruar pak. RRUGA E ARBRIT Punimet për ndërtimin e Rrugës së Arbrit do të duheshin të përfundonin në prill të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përveç tunelit të Murrizit që lidh Tiranën me Klosin, punimet duket se janë në vendnumëro edhe në zonën e Tujanit dhe në segmentin “Plani i Bardhë”. Qeveria nënshkroi marrëveshje koncensionare me kompaninë “Gjoka” për të vijuar projektin e nisur nga qeveria Berisha në mars të 2018-s. Rruga ka një gjatise 54 kilometra, ndërsa vlera totale e investimit është rreth 40 miliardë lekë ose rreth 400 milionë dollarë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.