E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“RTSH nuk ka para”, por Eni Vasili krijon “Task-Forcën” me 17 persona
Lajme

“RTSH nuk ka para”, por Eni Vasili krijon “Task-Forcën” me 17 persona

Një muaj më parë, Drejtoresha e Radio-Televizionit Shqiptar, Eni Vasili, vuri kujën në Komisionin Parlamentar për gjendjen e vështirë financiare dhe kërkoi shtesë fondesh e dyfishim të taksës së televizorit.

Ndërsa pas kësaj kërkese, konkretisht më 31 korrik 2026, Eni Vasili, në bashkëpunim me Këshillin Drejtues të Radio-Televizionit, ka miratuar krijimin dhe shtimin e një strukture që do të shpenzojë miliona lekë shpërblime në muaj mbi pagat për të besuarit e saj.

Me Vendim Nr. 33, datë 31 korrik 2026, që e kanë firmosur vetëm 6 anëtarë nga 11 që ka Këshilli Drejtues, drejtoresha Eni Vasili ka krijuar një “Task-Forcë”, të përbërë nga 14 shefa sektorësh të Radio-Televizionit Shqiptar dhe 3 ekspertë teknikë të jashtëm.

Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë

Kjo “Task-Forcë”, kryetare e të cilës do të jetë Eni Vasili, ka si objekt veprimtarie projektin e emërtuar: “Nga diagnoza e RTSH-së, tek veprimi për transformimin programor e cilësor”.

Ndërsa me Vendim Nr. 34, datë 31 korrik 2026, Eni Vasili ka miratuar krijimin dhe përbërjen e Sekretariatit Teknik pranë “Task-Forcës”, por të dyja i quan “struktura të posaçme” pranë Radio-Televizionit Shqiptar, me qëllim koordinimin, monitorimin dhe ndjekjen e procesit të “Strategjisë së Transformimit të RTSH-së në vitet 2026-2030”.

Anëtarët e “Task-Forcës” do të jenë vetë Eni Vasili dhe zyrtarë të Radio-Televizionit që janë në sektorët ekonomiko-financiar, juridik, teknik; programacion, marrëdhënie me jashtë, platformë dixhitale, arkivë, menaxhim i radio-televizionit dhe i matësit të audiencës.

Eni Vasili shpërblen të besuarit e saj; “Taskë

Sipas vendimit, 14 anëtarët që janë edhe zyrtarë të Radio-Televizionit Shqiptar do t’i emërojë drejtoresha Eni Vasili, ndërsa 3 anëtarët “ekspertë të jashtëm” do të përzgjidhen me garë të hapur; të cilët do të paguhen me 150 mijë lekë në muaj.

Ndërsa për 14 anëtarët e “Task-Forcës”, që janë zyrtarë të Radio-Televizionit, pagesa mujore mbi pagë nuk është bërë publike, duke thënë se është në një tabelë të veçantë.

Sajimi i kësaj strukture me 17 të paguar të tjerë duket qartë se është marifet i Eni Vasilit për të shpërblyer të besuarit e saj brenda RTSH-së dhe miqtë e mikeshat që do të përzgjedhë ajo.

Nuk ka asnjë lidhje me transformimin cilësor e programor të Radio-Televizionit Shqiptar, sepse Eni Vasili, prej 1 vit e gjysmë drejtoreshë, nuk ka ndryshuar asgjë në programacion e cilësi, përveç krijimit të stafit drejtues me të preferuarit e saj./Pamfleti

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.