Ruçi, për ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PS-së Marko Bello: Humbëm shokun dhe mikun e shtrenjtë
“Sot iku Marko Bello. Familja humbi njeriun më të dashur, bashkëshortin dhe prindin, mungesa e të cilit do t’u shkaktojë një dhimbje të thellë. Ne humbëm shokun, mikun dhe kolegun tonë të rrallë e të respektuar. Shqipëria humbi një personalitet që i ka shërbyer me devocion si deputet për tre legjislatura, si ambasador, si ministër e si profesor. Por mbi të gjitha, të gjithë humbëm një qytetar të denjë e patriot të madh.
I zgjedhur tri herë si deputet, Marko ishte një zë i fuqishëm qytetar dhe i qytetarëve në Kuvendin e Shqipërisë. Ka drejtuar me kompetencë e përkushtim disa komisione parlamentare dhe i ka dhënë nder, dinjitet e hijeshi figurës së deputetit të Kuvendit Shqipërisë.
Ndaj dhimbjen e thellë për humbjen e Markos dhe, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, u shpreh familjes dhe të afërmve ngushëllimet më të sinqerta”, shkruan në mesazhin e tij të ngushëllimit Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



