Deputetja Rudina Hajdari për protestën e djeshme të opozitës sulmoi kreun e PD-së Lulzim Bashën. Ajo u shpreh se kjo që po bën Basha nuk është ajo që nisi babai i saj në 1990, por është shkatërrimi i Shqipërisë. “Mos e quani veten një “demokrat” z. Basha, dhe mos besoni që im atë do të kishte mbështetur veprimet tuaja sonte”, tha ndër të tjera Hajdari
Por në rrjet kanë filluar menjëherë komentet kundër saj. Qytetarët e akuzojnë Rudina Hajdarin se është shitur te kryeministri Edi Rama dhe t’i vijë turp për veprimet që ajo bën. Madje disa qytetarët shprehen se ajo është turpi i demokratëve dhe se nuk di të flasë në publik. Nga vetë Hajdari nuk ka asnjë koment për të tilla akuza nga qytetarët. Kundër kësaj deklarate të Hajdarit kanë edhe një sërë figurash të Partisë Demokratike.





