E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rudina Hajdari e quan sukses “historik” i  “opozitës së re”: Futëm në axhendë ndryshimin e sistemit
Politikë

Rudina Hajdari e quan sukses “historik” i “opozitës së re”: Futëm në axhendë ndryshimin e sistemit

Rudina Hajdari, kryetarja e Grupit Parlamentar të Demokratëve në Parlament e ka quajtur si arritje shumë të madhe për ‘opozitën e re’, që mundi të fusë në axhendën e Komisionit të Reformës Zgjedhore dhe kërkesën për të diskutuar ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Hajdari ka thënë se opozita e re do të bëjë të mundur që të arrijë të gjitha objektivat që i ka parashtruar maxhorancës.

 

“Në komisionin e ri do kemi disa amendime. Amendimi i ri ka të bëj më futjen e ndryshimit të sistemit.

Kjo është një arritje shumë e madhe për opozitën dhe gjithë vendin. Ne do bëjmë të pamundur që të arrijmë të gjitha objektivat që kemi parashtruar me maxhorancën.

Përtej rekomandimeve të OSBE/ODIHR-It, ne do bëjmë të mundur që të eliminojmë shit-blerjen e votave dhe do eliminojmë përdorimin e administratës zgjedhore.

Këto janë objektive me ambicie të lartë, por ky është objektivi i opozitës së re.

Ne do zgjidhim njëherë e përgjithshmen këto problematike.

Në duhet t’i garantojnë qytetarëve shqiptar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk është objektiv i pamundur”, ka thënë Hajdari.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.