E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kryebashkiakja e Shkodrës urdhër punonjësve për të dalë në punë edhe ditën e votimeve
Politikë

Kryebashkiakja e Shkodrës urdhër punonjësve për të dalë në punë edhe ditën e votimeve

Një urdhër i kryetares së Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi që mban datën 26 qershor, i detyron të gjithë punonjësit nën varësi që të jenë në punë gjatë ditës së shtunë dhe të diel nga ora 7 e mëngjesit deri në orën 7 të darkës.

Pjesë e urdhrit janë edhe njësitë administrative nën varësinë e Bashkisë së Shkodrës.

Në dokument nuk saktësohet motivi, por thuhet se vjen në zbatimit të Dekretit të Presidentit të Republikës “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”.

Urdhri vjen ndërkohë që të dielën pritet të zhvillohen votimet ku merr pjesë vetëm Partia Socialiste dhe disa parti të vogla.

Opozita i ka bojkotuar zgjedhjet.

17347cba-0dec-4021-b882-ab60a1ad7f34

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.