E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sa shpenzuan PS dhe PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit?
Lajme

Sa shpenzuan PS dhe PD për fushatën e zgjedhjeve të 11 majit?

Shifrat marramendëse

Të dhënat zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) tregojnë se Partia Demokratike ka shpenzuar më shumë para se Partia Socialiste gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit.

Sipas raportit financiar, PD ka deklaruar 213 milionë e 60 mijë e 301 lekë shpenzime, ndërsa PS ka raportuar 169 milionë e 574 mijë e 703 lekë. Përveç kësaj, demokratët kanë edhe detyrime të papaguara që arrijnë në 13.8 milionë lekë.

Një nga zërat më të mëdhenj në buxhetin e PD-së lidhet me pagesat për konsulentin amerikan Chris LaCivita, drejtor i fushatës, i cili ka marrë 139 milionë e 111 mijë e 686 lekë, ose rreth 1.4 milionë euro, të shpërndara në katër këste përgjatë vitit.

Në anën tjetër, Partia Socialiste ka shpenzuar më pak dhe ka raportuar shpenzime indirekte dhe dhurime në natyrë në vlerën e 9.8 milionë lekëve, ndërsa për PD kjo shumë është vetëm 270 mijë lekë.

Edhe në të ardhura, demokratët kryesojnë: 227 milionë e 150 mijë e 137 lekë kundrejt 180 milionë e 21 mijë e 311 lekëve të deklaruara nga socialistët. Burimet përfshijnë fondet publike, kontributet e individëve dhe financimet e brendshme të partive.

Të dhënat e KQZ-së tregojnë se PD ka zhvilluar një fushatë më të kushtueshme, me një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të dedikuar për strategji dhe konsulencë ndërkombëtare, ndërsa PS ka ndjekur një qasje më të kujdesshme financiarisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.