E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha: Ervis Martinajn e zhduku Rama, i tha ta di targën!
Lajme

Sali Berisha: Ervis Martinajn e zhduku Rama, i tha ta di targën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, lidhur me zhdukjen e biznesmenit të njohur të botës së krimit, Ervis Martinaj.

“‘Ta di targën, i tha’, dhe e zhduku Ervis Martinajn. Ai nxjerr bandat dhe të vret!”, deklaroi Berisha gjatë një daljeje për mediat.

Sipas tij, Rama ka ndërtuar një sistem ku bandat kriminale përdoren për eliminime dhe frikësim politik. “Ky është shteti që ka ndërtuar Rama, ku krimi komandon dhe drejtësia hesht,” theksoi kreu i opozitës.

Berisha shtoi se zhdukja e Martinajt mbetet një nga ngjarjet më të errëta dhe sipas tij, tregon lidhjen e pushtetit me krimin: “Rama e di të vërtetën. Ai nuk kërkon drejtësi, sepse është pjesë e krimit,” përfundoi ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.