E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha shkon sot në SPAK, demokratët ‘rrethojnë’ godinën
Lajme

Sali Berisha shkon sot në SPAK, demokratët ‘rrethojnë’ godinën

Kryetrai i opozitës shqiptare Sali Berisha do të paraqitet ditën e sotme në SPAK, pas një vendimi totalisht politik dhe të paargumentuar  të Apelit të GJKKO që vendosi ndaj tij masën ‘detyrim paraqitje’ edhe pse dosja ku përmendet Berisha tashme është kaluar për gjykim.

Kjo masë nuk është pritur mirë nga drejtuesit e Partisë Demokratike të cilët pritet të mbajnë një protestë përpara godinës së Prokurorisë së Posaçme gjatë kohës kur Berisha të jetë aty.

PD u ka dërguar strukturave një njoftim, ku i kërkohet pjesëmarrja në protestë.

“Të dashur miq. Ditën e Hënë, në orën 9:30, të mobilizojmë të gjithë strukturat e degëve për të protestuar përpara SKAP- it, si vegël në duart e Ramës për të përndjekur kundërshtarët politik. Do jemi aty në mbështetje të të drejtës, të ligjit dhe të vërtetës, që është në anën e kryetarit të PD, Prof. Dr. Sali Berisha. Në orën 9:30 përpara selisë së SKAP-it. Faleminderit!”, thuhet në njoftimin e PD drejtuar strukturave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.