E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sali Berisha sulmon Vuçiçin nga salla e parlamentit: Është një Putin i vogël, mund të përsërisë genocidin e Serbrenicës në çdo kohë
Lajme

Sali Berisha sulmon Vuçiçin nga salla e parlamentit: Është një Putin i vogël, mund të përsërisë genocidin e Serbrenicës në çdo kohë

Kuvendi i Republikës ka rrëzuar rezolutën e Komisionit të Rithemelimit për të dënuar genocidin serb në Bosnjë.“Nuk miratohet, janë 51 vota kundër dhe 15 vota pro”, tha lindita Nikolla

Berisha sulmon mazhorancën: Ç’mund të presësh nga një eskortë trafikantësh, po silleni si kope

Ish kryeministri Sali Berisha dënoi qendrimin e mazhorancës, e cila nuk votoi rezolutën që dënon gjenocidin në Srebernicë. Në fjalën e tij, Berisha iu drejtua mazhorancës duke thënë se votuan sipas urdhrit të Vucic.

Votuan sipas urdhrit të Vuçiç, ju shkelmuat mbi jetët e 8 mijë burrave të Bosnjes, votuat duke shkelmuar mbi jetët e mbi 10 mije jetët e shqiptarëve të Kosovës.

Po çmund të presësh nga një trafikant, eskortë trafikantesh. Po çmund të presësh nga një kryetar organizate kriminale, skllav i Vuçiç. Po cmund të presësh nga një njeri që mund të ketë  cdo lloj gjaku, por vetëm shqiptari jo. Si mund të silleni si kope. Si mund të bëni një gjë të tillë.

Sali Berisha publikisht në Shqipëri dhe OKB ka qenë kundër embargos sepse paralizonte Kosovën, ka marrë të gjitha masat kundër kontrabandës përveçse furnizimit të armëve të Bosnjes dhe Kroacise.

Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi nga ligjvënësit në parlament që të dënojnë masakrën e Serbrenicës.

Gjatë fjalës së tij Berisha atakoi dhe presidentin serb Aleksandër Vuçiç, të cilin e cilësoi si një Putin të vogël, përgjegjës për genocidin në Bosnje, të cilin mund ta ripërsërisë në çdo kohë në Ballkan. 

Ish-kryeministri kërkoi nga parlamenti dënimin e genocidit në mënyrë që të mos përsëritet më.

“Njerëzit grumbulluan në Serbrenicë në një kamp të mbledhur nga OKB, por për shkak të dobësive të mbrojtësve të tyre u zhvillua kasaphana më e amdhe. Ata që mund të dilnin nga kampi dhe të iknin drejt pyejeve, u kapën dhe askush nuk shpëtoi.

Njohja e genocidit është një akt i domosdoshëm për kombet dhe shoqëritë e civilizuara. Njohja e genocidit është e qëllim që të mos përsëritet më.

Aleksandër Vuçiç është arkitekti i këtij genocidi. Është i regjistruar me zë dhe figurë që thotë se për çdo serb duhet të vriten 100 myslimanë, parimi kryesor i genocidit të bazuar në urrejtjen fetare.

Ne kemi detyrim madhor ta dënojmë këtë genocid që është sanksionuar nga Gjykata e Hagës dhe Gjykata e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi. Ështe genocid i faktuar dhe i pranuar nga vendet e qytetëruara. Nëse Ballkani sot ndodhet në këtë situatë dhe nuk ecën drejt BE-së, një nga shkaqet është qëndrimi i komunitetit ndërkombëtar ndaj Aleksandër Vuçiç, përgjegjësit të genocidit. Ky njeri është një Putin i vogël i gatshëm ta përsërisë atë në çdo kohë”, tha Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.