Salianji: Fleta e votimit i mban koalicionet, por s’ja mban Ramës të përballet
Ervin Salianji ka reaguar sërish për listat e hapura duke mos nguruar të përmendë frikën e Ramës për t’u përballur me opozitën.
Sipas ish-deputetit demokrat, kjo është arsye se pse Rama kërkon t’i ndalojë koalicionet parazgjedhore.
Përmes një shënimi në facebook, Salianji thotë se kryeministri në këto 2 mandate pasuroi një grusht njerëzish dhe varfëroi shqiptarët, prandaj dhe në zgjedhjet e ardhshme do të humbasë.
Reagimi i plotë i Salianjit
Rama ka frikë nga zgjedhjet dhe përballja me qytetarët, nê 2 mandate ai ka pasuruar vetëm një grusht njerëzish dhe ka varfëruar Shqipërinë, Ramës nuk ja mban tê pêrballet me opozitën në zgjedhje.
Prandaj qëllimi i tij është të pengojë koalicionet nga frika e përballjes në zgjedhje, fleta e votimit me lista të hapura dhe koalicione është e thjeshtë, zgjedh partinë dhe zgjedh kandidatin!
Listat e hapura e çojnë vendimmarjen tek qytetarët por Rama kërkon ti mbajë mbyllur dhe të përcaktojë ai fituesit dhe qytetarët të përcaktojnë humbësit me më shumë vota.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




