E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji  optimist:“Këtë qershor Shqipëria do të ketë 2 satelitë në hapësirë”
Publik News

Salianji optimist:“Këtë qershor Shqipëria do të ketë 2 satelitë në hapësirë”

1

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji përmes një video ka risjellë premtimin e kryeministrit Edi Rama në një nga seancat e Kuvendit se Shqipëria do të kishte satelitët e saj në hapësirë në një periudhë shumë të shkurtër.

“Edi Rama premtoi solemnisht se këtë Mars dhe Qershor do të ngrinte në hapësirë dy satelitët shqiptarë dhe na ftoi të mos qeshnim me premtimin e tij!”, shkruan Salianji teksa e shoqëron me videon e Ramës.

Salianji shkruan më tej se e vetmja gjë që po fluturon në Shqipëri aktualisht janë çmimet, si të karburantit dhe të ushqimeve.

“Në këtë muaj kur duhet të ishin në hapësirë dy satelitët që do të bënin namin, në qiell kanë fluturuar çmimet e shportës dhe nafta! Sot më shumë se çdo herë tjetër qytetarët kanë nevojë për ndihmën e qeverisë jo për qeveri që fluturon me satelitë…”, konstaton deputeti i PD.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.