E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Salianji përplaset me Eduard Shalsin: Ky zotëria nuk po e mban premtimin
Politikë

Salianji përplaset me Eduard Shalsin: Ky zotëria nuk po e mban premtimin

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji thotë kryetarët e bashkive të djathta nuk do të dalin nga zyrat, pas votimeve të 30 qershorit.

salianjii

“Ne nuk i njohim zgjedhjet. Bashkitë do t’i administrojnë kryetarë bashkie të zgjedhur me vota, me zgjedhje normale. Do jenë këta që janë sot. Si do dalin këta me dekret të Ramës? Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është vetë Rama. Ne do bëjmë gjithçka që ka në dorë populli dhe institucionet për t’i penguar. Nëse nuk ka zgjedhje, ne nuk i njohim zgjedhjet dhe kryetarët e bashkive do jenë aty”, tha Salianji në emisionin “Opinion”.

 

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi tha se kryetarët e rinj të Bashkive do të jenë në zyrë dhe nuk ka askush që t’i pengojë.

“Nuk kam ndërmend të komentoj deklarata kalamaj, ajo që mund të them është se kryetarët e zgjedhur të bashkive duhet të jenë në zyrë pasi të përfundojë procesi. Njerëzit dhe shqiptarët nuk ka gjykojnë se çfarë ne themi, por se çfarë ne bëjmë. Kanë që nga shkurti që thonë e kemi rrëzuar Edi Ramën. Kryetarët e bashkive do të jenë në zyrë dhe nuk ka asnjë mjet për t’i penguar, do të ndodhi në të njëjtën mënyrë siç ka ndodhur kur këta zotërinj bënin plazh ndërsa disa bëjnë burg. Koha e rrumpallës politike po përfundon”, tha Shalsi.

“Nëse një idiotësi thuhet me seriozitet sërish idiotësi mbetet. Ky zotëria nuk po mban fjalën që ka thënë: nuk do vjedhim kaq në mënyrë flagrante”, tha Salianji.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.