Salman Rushdie, autori i “Vargjeve Satanike”, goditet 15 herë me thikë
Shkrimtari Salman Rushdie është sulmuar me thikë ditën e sotme në New York. Mësohet se autori 75-vjeçar është goditur 15 herë me thikë përfshirë një goditje në qafë, në një skenë ku do të të mbante një fjalim. Dëshmitarët kanë pohuar se shkrimtari u godit me thikë pesëmbëdhjetë herë, pasi një burrë iu afrua nga pas dhe e qëlloi.
Rushdie u transportua me helikopter në një spital lokal, tha policia ndërsa autori i dyshuar është arrestuar dhe pritet të merret në pyetje.
Rushdie ka marrë edhe më parë kërcënime me vdekje për librin e tij Vargjet Satanike ku thuhet se ka fyer Profetin Muhamed dhe Kuranin. Libri “Vargjet Satanike” është frymëzuar nga një legjendë e Profetit Muhamed. Rushdie shkruan se tre ajetet e Kuranit iu thanë Profetit Muhamed nga djalli i maskuar si Zoti. Libri u quajt blasfemi.
Pakistani e ndaloi librin dhe atij iu dha një fetva(një dënim me vdekje) nga Ajatollah Khomeini i Iranit në shkurt 1989. Khomeini bëri thirrje për vdekjen e Rushdie dhe botuesve të tij, dhe gjithashtu u bëri thirrje muslimanëve që ta vrisnin atë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



