E shtunë, 7 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: Nuk jemi më bashkë
Lajme

Sarah Berisha konfirmon ndarjen nga DJ PM: Nuk jemi më bashkë

Pas muajsh aludimesh për krizë në çift, Sarah Berisha thyen heshtjen në Instagram dhe zbulon se romanca me DJ PM ka përfunduar, duke theksuar se mes tyre ruhet respekti.

Sarah Berisha ka konfirmuar publikisht ndarjen nga DJ PM, duke bërë të ditur se lidhja e tyre kishte përfunduar prej disa muajsh, shumë përpara se lajmi të qarkullonte në media.

Konfirmimi erdhi përmes një përgjigjeje në Instagram, pasi një ndjekës e pyeti nëse ajo dhe DJ PM vijonin të ishin bashkë.

“Jo, ne nuk jemi më bashkë. U bënë disa muaj që jemi ndarë, shumë përpara se të dilte lajmi”, shkroi Berisha.

Megjithëse historia e tyre e dashurisë ka marrë fund, Sarah theksoi se raporti mes tyre është mbyllur me respekt të ndërsjellë.

“Disa gjëra janë të shkruara për të mos zgjatur gjithmonë, por e mira është që kur marrin fund, të ruajmë respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh ajo.

Berisha shpjegoi gjithashtu se vendosi të flasë publikisht për t’u dhënë një përgjigje ndjekësve që i kanë mbështetur gjatë lidhjes së tyre, e cila nisi në “Big Brother VIP Albania”.

“Këtë përgjigje po e jap sepse e ndjej dhe si ‘detyrim’ për të gjithë ata që na kanë mbështetur si në Big, por dhe jashtë. Këtë temë s’do ta hap më”, deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se nuk dëshiron të japë më shumë detaje rreth ndarjes.

Romanca mes Sarah Berishës dhe DJ PM nisi gjatë edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, në vitin 2021. Që prej asaj kohe, çifti ishte shpesh në qendër të vëmendjes së publikut dhe mediave rozë.

Gjatë muajve të fundit, dyshimet për një ndarje të mundshme u shtuan, veçanërisht pasi u vu re se ata nuk ndiqnin më njëri-tjetrin në Instagram.

Në mars, DJ PM ishte shprehur se preferonte ta mbante jetën sentimentale larg ekspozimit në rrjetet sociale, pa dhënë një përgjigje të drejtpërdrejtë për marrëdhënien me Sarah Berishën.

Tashmë, konfirmimi i vetë Sarah-s u jep fund aludimeve për statusin e lidhjes së tyre, ndërsa ajo ka bërë të qartë se nuk do të komentojë më tej mbi këtë çështje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.