E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sarandë, merr flakë  barakja me 57-vjeçarin brenda
Lajme

Sarandë, merr flakë barakja me 57-vjeçarin brenda

I plagosuri niset me urgjencë drejt Traumës

Një zjarr ka djegur pothuajse plotësisht një barakë në Çukë, bashkia Sarandë.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për BalkanWeb se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marte. Brenda saj ndodhej edhe një person, qe mendohet se mund të ketë qenë roje i ndonjë objekti aty afër, i cili sipas burimeve mësohet se ka pësuar një djegie të gradës së tretë në gjithë trupin. Ka qene djali i tij që ka ndihmuar të lënduarin i identifikuar si Ilirjan Xhani 57 vjeç, dhe e ka shoqëruar me ambulancë për në spital.

Sipas bluzave të bardha gjendja e 57 vjeçarit është e rëndë. Ndërsa do të transportohet me ambulancë në spitalin e traumës nê Tiranë. Zjarrfiksja dhe policia në vendngjarje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.