E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sazan Guri  puet mjekun Pipero: Pse Rama s’mban maskë, ka ndonjë ilaç?
Publik News

Sazan Guri puet mjekun Pipero: Pse Rama s’mban maskë, ka ndonjë ilaç?

Ambientalisti Sazan Guri i ka bërë një pyetje që e ka ‘zënë’ paksa ngushtë mjekun e njohur Pëllumb Pipero. Të dy kanë qenë të ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin Zonë e Lirë.

I pyetur nga Sazan Guri nëse besonte realisht te mbajtja e maskës, Pipero u shpreh “Jo vetëm besoj, por në rradhë të parë ua këshilloj juve. Maska jep një mbrojtje deri në 90 e ca %. Jo vetëm që parandalon hapjen e spërklave të pështymës, por parandalon dhe spërklat e të tjerëve për t’i marr neve.”

“Pse kryeministri nuk mban maskë? Për të gjithë këta? Apo mos kanë ndonjë ilaç?”, e pyeti sërish ambientalisti Guri Piperon. “Unë ua këshilloj dhe atyre ta mbajnë maskën. Në ato dalje televizive kryesisht e kam parë me maskë”, u përgjigj mjeku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.