E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Seanca e opozites në Vlorë, Basha e nis me denoncime: Shteti në kolaps, jemi në emergjencë
Politikë

Seanca e opozites në Vlorë, Basha e nis me denoncime: Shteti në kolaps, jemi në emergjencë

 

Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar kane nisur paraditen e sotme seancen e jashtezakonshme ne Vlore.

 

Në javën e katërt të bojkotit të seancave plenare, përfaqësuesit e opozitës nisen tjetër mbledhje paralele me Kuvendin në një qytet ku njësoj si Shkodra, Elbasani dhe Durrësi, për opozitën, është i komanduar nga krimi.

 

 

Njësoj si në tre takimet e para, edhe sot Basha e ka nisur me denocnime. “Nuk dua ta shpjegojë nga pikëpamja kushtetuese që asnjë mos të humbas në tera. Edi Rama dhe hajdutët e tij në Kuvend bashkë me një tufë delesh u kapën në flagrancë në një vjedhje me një ligj special, për grabitjen e pronës publike për Teatrin Kombëtar. Nga SHBA deri në Bruksel, nuk ka më njëri që nuk e di që është një hajdut me damkë. Pasi është kapur në vjedhje”- tha ai.

***

Një ditë pas paralajmërimit nga Lulzim Basha, PD depozitoi kallëzim penal për kryeinspektorin e IKMTsë në Vlorë, Fatmir Meta, i cili u përplas verbalisht me deputetin demokrat të Vlorës, Agron Shehaj.

Për opozitën është e qartë se kur përfaqësuesit e Policisë guxojnë të kërcënojnë edhe deputetët e Kuvendit, njerëzit e thjeshtë e kanë të pamundur dhe të frikësuar të reagojnë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.