E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekretari i NATO-së kritika lidershipit të Afganistanit: Dështimi i tyre solli tragjedinë që po përjetojmë sot!
Publik News

Sekretari i NATO-së kritika lidershipit të Afganistanit: Dështimi i tyre solli tragjedinë që po përjetojmë sot!

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Afganistan dhe me strehimin e qytetarëve nga BE dhe SHBA.

Ai ka fajësuar lidershipin afgan për rënien e qeverisë dhe ushtrisë si përgjegjëse për kaosin që është shkaktuar këtë kohë.

“Lidershipi i Afganistanit dështoi dhe nuk i bëri rezistencë talebanëve. Ky dështim solli dhe këtë tragjedi që po dëshmojmë sot” – tha Stoltenberg.

Sipas Associated Press, gjatë një deklarate nga selia e NATO-s, Stoltenberg ka deklaruar se situata është kritike dhe se do të dërgohen avione shtesë për evakuimin e qytetarëve afganë.

“Talebanët kanë marrë kontrollin e vendit. Unë jam shumë i mërzitur për atë që po shoh në Afganistan. Unë dua të falenderoj vendet që po ndihmojnë në evakuimin e qytetarëve. Gjithashtu falenderoj SHBA dhe Britaninë e Madhe për sigurinë që ofruan në aeroport.

NATO ka mbështetur të gjitha operacionet ndërkombëtare të sigurisë në Afganistan që prej vitit 2003.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.