Sekretari i Përgjithshëm i PD: Vetingu jo vetëm për pasurinë, i çon në ndjekje penale
“Organet kanë të dhëna për politikanë që kapen në përgjime me eksponentë të krimit”
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi dha detaje mbi amendamentin e demokratëve për Vetingun e politikanëve.
Duke folur në emisionin “Opinion” Bardhi tha se SPAK jo vetëm që do të verifikojë nëse pasuria e politikanëve është e ligjshme apo jo, por do të nisen hetime penale.
Ndër të tjera Bardhi u shpreh se: “Organet ligjzbatuese shqiptare në këtë moment që flasim disponojnë të dhëna të plota për politikanë që bashkëveprojnë….që kapen në përgjime me eksponentë të rrezikshëm të krimit të organizuar”.
“Besoj që nuk ka shqiptar, socialist dhe demokratët, që nuk kërkon që politikanëve dhe zyrtarëve të lartë publik tu bëhet verifikimi i pasurive dhe lidhjeve me krimin e organizuar. Praktika na ka treguar se sot kemi zero politikanë, deputetë, ministër, zyrtarë të lartë…Sepse mekanizmat që ka në dorë ILDKP-ja janë të pamjaftueshme për një verifikim të thelluar të pasurisë së një politikani”, tha Bardhi.
“Që drejtësia të veprojë duhet të ketë disa indicje apo të thëna, qoftë edhe publike. Së pari është realitet që sot në politikën shqiptare ka politikanë që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre. Drejtësia nuk i ka verifikuar deri më tani. Nuk kemi bërë strukturë mbi strukturë. Struktura që do kryejë vetingun e politikanëve sipas amendamenteve të PD nuk ka vetëm funksionin të konstatojë që një politikan nuk ka pasuri, por është e detyruar të nisë hetim penal për veprat penale që janë konsumuar. Nëse marrim 1.5 mln dhe shpenzojnë 2.5 mln për shkollimin e fëmijëve, në atë moment hyjnë në verifikim, ata kushërinjtë, të afrimit. Është moment të ndajmë shpifjen nga e vërteta, kush ka pasuri të paligjshme dhe kush nuk ka”, u shpreh Sekretari i Përgjithshëm i PD.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



