E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”
Lajme

Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Zbardhen detaje të reja nga megaoperacioni i zhvilluar nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ku u godit një organizatë e strukturuar kriminale e përfshirë në trafik ndërkombëtar droge dhe pastrim parash në Shqipëri.

Sipas burimeve nga hetimi, mes personave të arrestuar është edhe biznesmeni Orgest Biçaj, i njohur si pronar i kompanisë së automjeteve luksoze “Top Seven”. Autoritetet kanë ndërmarrë masa për sekuestrimin e mjeteve të kësaj kompanie, të cilat dyshohet se janë përdorur si pjesë e skemës për pastrimin e të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Operacioni ka në fokus një rrjet të mirëorganizuar, i cili dyshohet se ka funksionuar në disa nivele, duke përfshirë transportin e lëndëve narkotike dhe më pas investimin e fitimeve në sektorë të ndryshëm, përfshirë tregun e automjeteve luksoze.

Raportohet se hetimet janë ende në zhvillim dhe priten zhvillime të tjera lidhur me përfshirjen e personave të tjerë në këtë çështje.

Në total, SPAK ka lëshuar 20 masa sigurie, ndërsa një pjesë e tyre janë ekzekutuar deri në këtë fazë. Strukturat ligjzbatuese vijojnë kontrollet dhe veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht aktivitetin e grupit kriminal dhe për të vënë para përgjegjësisë të gjithë personat e përfshirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.